E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, pas Gourcuffit

Manchester City pritet të paraqesë ofertë për yllin e Bordeaux, Yoann Gourcuff. E përditshmja angleze The Daily Star ka raportuar të enjten se City është i gatshëm të ofrojë 25-30 milionë funta për mesfushorin 23 vjeç.

Gourcuff ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bordeaux pas transferimit nga Milan më 2008 dhe konsiderohet si njëri prej plejmejkerëve më të mirë në Evropë. Trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, do të largohet nga posti këtë verë për të marrë drejtimin e Kombëtares franceze, andaj Gourcuff mund të joshet nga kalimi në City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›