E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Persie, UNITED KAMPION i ANGLISË

Manchester United është kampion i ri i Premierligës Angleze. Ka mjaftuar fitorja e radhës ndaj Aston Villës për të siguruar edhe matematikisht titullin e 20-të në Premierligë. Manchester United e mposhti Aston Villën me rezultat 3 me 0.

Në një natë fantastike në "Old Traford" shkëlqeu sulmuesi holandez Robin Van Persie. Sulmuesi fantastik shënoj het trik brenda 33 minutave lojë.

Minuta e parë, 13 dhe 33 ishin momentet kur Van Persie shënoj 3 golat e fitores.

Në Manchester sot është festë ku do të festohet titulli i 20-të, ndërsa rivalët lokal Manchester City do të shikojnë nga afër këtë kremtë./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›