Bayern Munchen e blen Mario Gotzen!

Gjigandi bavarez, Bayern Munchen e ka bërë goditjen e parë në transfere ende pa filluar afati kalimtar veror.
Sipas gazetës gjermane "Bild", Bayerni ka nënshkruar me Mario Gotzen. Gazeta që gjithmonë i qëllon transferet e Bayernit, ka shkruar se Gotze ishte lojtari i parë që Pep Guardiola e dëshironte te Bayern.
Bayern thuhet se do ti paguaj Dortmundit 37 milion euro ndërsa Gotze do të fitoj 7 milion euro në sezon, 2 më shumë se te Dortmund./indeksonline/