E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Po ndihem 10 vjet më i ri

Sir Alex Ferguson ka deklaruar pas ndeshjes me Aston Villës dhe konfirmimit si kampion i ri i Anglisë, se po ndihet shumë 10 vjet më i ri. Fergie nuk ngurroj të lavdoj skuadrën e tij për suksesin e madh.

"Unë po ndihem 10 vjet më i ri tani. Jam aq i lumtur për suksesin e arritur. Kjo është një natë magjike pasi që po kurorëzojmë një vit fantastik për ne. Goli i Van Persiet nuk është vetëm goli i vitit, ai mund të jetë goli i shekullit. Van Persie është një lojtar tejet i madh. Kur ëenger më thoshte këtë, unë nuk e dija mirë, por i them atij se me të vërtetë kishe të drejtë.

Van Persie ka bërë ndikim të madh, ndoshta sa Cantona. Ne jemi një skuadër shumë më e fortë se City dhe Mancini le të vazhdoj të flas budallallëqe" deklaroj Ferguson./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›