Festa po vazhdon, Man United kampion

Manchester United po feston titullin e 20-të në Premierligë. Gjigandi anglez e ka zyrtarizuar titullin pas fitores me Aston Villën duke u bërë skuadra e parë që arrin këtë shifër titujsh.
Pas ndeshjes lojtarët u përshëndetën me tifozerinë e stërmbushur në "Old Trafford" ndërsa festa po vazhdon në qytetin e Manchesterit. Në zhveshtore lojtarët dhe skuadra ka publikuar foto të fillimit të kremtës.
Sir Alex Ferguson pinte shampanjë, Van Persie me fanelën me numër 20 festonte titullin e 20, Ferdinand spërkaste me shampanjë bashkëlojtarët e tij, ndërsa tifozët po presin heronjtë e tyre për të festuar me ta.
Në disa ftoto të festës, shihej edhe kosovari Adnan Januzaj duke qenë i lumtur me këtë sukses./Indeksonline/