E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Siti i favorizuar për të marrë shërbimet e Etosë

Mançester - Mançester Siti qëndron në krye të skuadrave për të marrë shërbimet e Samuel Etosë në merkaton e verës. Sipas Daily Mail, Siti është i gatshëm të derdhë në arkat e Barcelonës 22 milion euro për të siguruar shërbimet e tij. Po sipas kësaj gazete, Mançesteri nuk është klubi i vetëm në Angli që dëshiron të marrë Etonë, pasi në garë janë edhe klubet e Liverpulit, Çelsit dhe Arsenalit.

Samuel Eto është duke kaluar një moment të lavdishëm me skuadrën e Barcelonës në kampionatin spanjoll, duke arritur të shënojë deri tani 23 gola. Kamerunasi qëndron në krye të golashënuesve më të mirë të Europës deri tani. Por, ditët e fundit ai ka shfaqur probleme me drejtuesit katalanas, pasi akoma nuk është arritur një rinovim i kontratës së tij aktuale, e cila skadon në verën e vitit 2010.

E interesuar për kamerunasin Eto është edhe skuadra e Interit në kampionatin italian. Por, Mançester Siti mbetet më i favorizuar për të marrë shërbimet e Samuel Etosë për shkak të financave më të mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›