E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi së shpejti do të bëhet baba

Boksieri i njohur Luan Krisniqi së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Gruaja e tij, Sueda, pritet të sjellë në jetë në muajin prill fëmijën e tyre të parë. Luani aktualisht është 37 vjeç, ndërsa Sueda 28 vjeçe.

“Gëzimi është i papërshkrueshëm, -deklaron boksieri kosovar. Nëse do të jetë djalë apo vajzë, ne do ta lëmë ta zbulojmë vetëm në momentin e lindjes. Gjëja më e rëndësishme është që të jetë një fëmijë i shëndetshëm”.

Ish-kampioni i Europës në boks për peshat e rënda flet edhe për të ardhmen e tij në këtë sport.

“Tani thjesht fillon një fazë e re e jetës, -deklaron Luan Krasniqi. Unë do të vazhdoj të boksoj. Pyetja është vetëm koha, vendi dhe kundërshtari.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›