E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd do ta fitojë titullin

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit, Patrice Evra është optimist se skuadra do të fitojë titullin në Premierligë, me rikthimin e futbollistëve të lënduar.

Djajtë e Kuq kanë pikë të barabarta me fqinjin Manchester City, por ka zhvilluar një ndeshje më tepër. Ekipi i Sir Alex Fergusonit është dëmtuar shumë nga lëndimet në muajt e fundit, e që për ndihmë u desh të kthehet nga pensioni mesfushori Paul Scholes.

Megjithatë, me rikuperimin e afërt të Tom Cleverleyt, Ashley Youngut dhe Phil Jonesit, United pritet të realizojë serinë e tij pozitive të zakonshme dimërore. Së paku kështu beson Evra.

“Të gjithë janë duke u kthyer ngadalë nga lëndimet dhe ekipi është në formë të mirë. Ne ende kemi disa dëmtime, por mendoj se kur të gjithë të kthehen, do të kemi fuqi shtesë për të fituar titullin”, deklaroi Evra për uebfaqen zyrtare të Manchester Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›