Man Utd, një pikë larg titullit

Javier Hernandez shënoi golin e tij të 19-të në sezonin debutues në Manchester United në fitoren 2-1 ndaj Chelseas, të dielën, që e dërgoi ekipin e tij në vetëm një pikë larg titullit të 19-të, rekord në Angli.
Sulmuesit meksikan iu nevojitën vetëm 36 sekonda për të shënuar, pasi qendërmbrojtësi i Chelseas, David Luiz dështoi të ndalë një top të dhënë nga mesfushori i Djajve të Kuq, Park Ji-sung.
Kapiteni i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas harkimit të Ryan Giggsit. Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ktheu Chelsean në lojën në pjesën e dytë duke realizuar nga devijimi i Branislav Ivanovicit, pas harkimit nga Ramiresi.
Manchester United ka 76 pikë, gjashtë më tepër se Chelsea, dy ndeshje para fundit dhe do të fitojë titullin e Premierligës nga klubi londinez, me së paku një barazim në udhëtim te Blackburni, të shtunën.