Futbolli më i mirë se seksi

Sulmuesi i Chelseas, Salomon Kalou më shumë preferon 90 minuta në fushë sesa jashtë saj. Dhe kjo do të vjen si lajm i mirë për menaxherin Carlo Ancelotti, i cili synon të rrëzojë Manchester Unitedin nga pozita e kreut në Premierligë, në përballjen e tyre në Old Trafford të dielën.
“Jam djalosh i mirë, nuk bëj seks një ditë para ndeshjes. Nëse më duhet të zgjedh cila është më e mirë, futbolli apo seksi, do të them futbolli. Janë 90 minuta të kënaqësisë së pastër që nuk mund të thuhet gjithmonë rreth seksit. Por, varet nga ndeshja dhe rezultati”, tha Kalou për tabloidin anglez The Sun.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë erdhi në Stamford Bridge nga klubi holandez Feyenoord më 2006 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në ringjalljen e Chelseas, duke shënuar tri gola në katër ndeshjet e tyre të fundit. Por, edhe pse nuk është titullar i vazhdueshëm, Kalou insiston se është i lumtur në Chelsea.
“Ndihem shumë i lumtur këtu. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist. Jam pjesë e asaj që miliona njerëz synojnë të arrijnë. Udhëtoj rreth botës, luaj në stadiume të mbushura dhe po ashtu paratë janë të mira”, përfundoi ai.