Iniesta stërvitet gjatë pushimit

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është duke shfrytëzuar pushimin e fundvitit për t’u kthyer në formë të mirë fizike, kanë njoftuar mediet spanjolle.
Iniesta mungoi në finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve për shkak të një lëndimi që pësoi kundër Atlantes, por pritet të jetë i gatshëm për lojë kundër Villarrealit më 2 janar.
Megjithatë, nuk është e sigurt se ai do të jetë titullar për përballjen në Nou Camp dhe pritet të aktivizohet si zëvendësues.
Iniesta do të vazhdojë stërvitjet deri më 29 dhjetor, kur pritet të rikthejë formën e plotë fizike.