Mançester Junajtid në gjurmët e Ben Arfas
Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze, sipas të cilave, trajneri Aleks Ferguson dëshiron të sjellë në “Old Traford” anësorin e kombëtares franceze.Përveç Mançesterit, në garë për 22-vjeçarin është edhe Olimpik Lioni, Olimpiakosi, Totenhemi dhe Sevilja. Megjithatë, vetë lojtari mund të zgjedhë “Djajtë e kuq”, duke parë prestigjin e këtij klubi.