Prandeli: Shpresoj që 2011-a të jetë viti i Balotelit

Shpresat e Italisë në vitin 2011 do të varen tek Mario Baloteli, pasi trajneri Çezare Prandeli pret që sulmuesi i ri të udhëheqë skuadrën drejt realizimit të objektivave.
Tekniku i përfaqësueses italiane ka bërë të qartë se SuperMario është në qendër të planeve të tij, pasi trajneri synon të ndërtojë një skuadër me në krye 20-vjeçarin.
“Shpresoj të kem lojtarët që ofrojnë cilësi dhe shpresoj po ashtu që ky të jetë viti i Balotelit”, pohoi Prandeli për “Rai Sport”.
Megjithë transferimin e bujshëm te Mançester Siti gjatë verës që shkoi, Baloteli ende vazhdon të shfaqë vështirësi kur gjendet nën presion.
“Shpresoj të arrijë qëndrueshmërinë për të cilën ka nevojë”, deklaroi Prandeli. “Edhe sjellja e tij në fushë duhet të jetë shembullore”.