E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolo e thërret vëllanë Yaya

Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure ka thënë se ka dëshirë që vëllai i tij Yaya ti bashkohet në Eastlands, pasi pranoi se mesfushori është i pakënaqur në Barcelonë.

Shpresoj që të vjen. Ai është futbollist i mirë dhe nëse na bashkohet neve do të ishte shumë mirë. Ai ka kaluar periudhë të vështirë në Barcelonë, nuk luan shpesh, por e dashuron futbollin dhe lojën. Ai do të ishte i lumtur nëse një ditë vjen për të luajtur në Angli sepse Premierliga është vend i shkëlqyeshëm për të luajtur futboll, deklaroi Kolo Toure.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›