Man Utd pas Mascheranos

Manchester United do të paraqesë ofertë prej 23 milionë funtesh për mesfushorin e Barcelonës, Javier Mascherano derisa mundohen të eliminojë problemet në mesfushë, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.
Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson brengoset për mungesën e përkrahjes në vijën e fundit dhe kërkon 27-vjeçarin argjentinas.
Mascherano ka kontratë me Barcelonën deri më 2014, por është i pakënaqur që pothuajse vazhdimisht aktivizohet në mbrojtje në vend të pozitës së tij të preferuar në qendër të mesfushës.