Cavani në vend të Drogbas

Chelsea është e gatshme të bëjë përpjekje të reja për transferimin e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani ka njoftuar e përditshmja angleze, Daily Star, të dielën.
Ylli uruguaian konsiderohet si pasardhës ideal për Didier Drogbën, 33-vjeç i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge. Skauti i Chelseas, Mick Doherty e ka përcjellë Cavanin tashmë disa herë gjatë këtij sezoni.
Napoli gjatë verës kishte refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Manchester City.