E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale, objektivi kryesor i Barcelonës

Barcelona ka identifikuar yllin e Tottenhamit, Gareth Bale si objektivin kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Telegraph.

Uellsiani ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni për skuadrën londineze duke u paraqitur si mesfushor i majtë por Barcelona e konsideron atë për në mbrojtje si zëvendësim për Eric Abidalin i cili javë më parë iu nënshtrua transplantimit të mëlçisë.

Sipas Daily Tehegraph, gjiganti katalan tashmë ka dërguar skaut për të përcjell Balen në paraqitjet e tij për Tottenhamin në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›