E Diel, 1 Nëntor 2026

Man Utd synon të fitojë Europa Leaguen

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson insiston se klubi do të luajë për të fituar Europa Leaguen pas dyshimeve rreth dëshirës së gjigantit anglez për të marrë pjesë në të.

United u eliminua befasishëm nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve dhe Ferguson kishte thënë se pjesëmarrja në Europa League do të jetë “dënim” për skuadrën e tij. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ishte hidhëruar nga komentet e skocezit, por Ferguson thotë se ato janë keqkuptuar nga francezi.

“Ne duam ta fitojmë garën. Jam duke e trajtuar me seriozitet. Do të mundohemi të shkojmë deri në fund. Është prapë një garë evropiane me standard të mirë të futbollit. E mira është se nuk kemi ndeshje të shtunën, andaj do të inkuadroj ekipin më të mirë, më të fuqishëm”, tha Ferguson para ndeshjes me Ajaxin e Amsterdamit, të enjten.

“Është e jashtëzakonshme që pas 55 vitesh përfshirë në Evropë, kurrë nuk jemi takuar mes vete. Emri Ajax ende ka një nder në vete. Do ta trajtoj këtë përballje sikur ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›