E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania nuk di për krizë, rriten pagat

“Gjermanët meritojnë rritje pagash”. Kështu ka deklaruar ministrja e Punës, Ursula von der Lejen, ndërsa është ndalur në kërkesën e saj se pagat duhej të rriteshin me 2 për qind.

Ky reagim mori kritika mjaftë të forta nga liderët e koalicionit të qeverisë së saj.

Për gazetat “Bild” dhe “Sontag”, ajo është shprehur se punëtorët në Gjermani meritojnë rritje pagash mbi nivelin e inflacionit, që aktualisht është 2.1 për qind.

Pagat për rreth 9 milionë punëtorë pritet të negociohen në javën e ardhshme, pasi sindikatat më të mëdha në Gjermani po kërkojnë një rritje prej 6.5 për qind.

Punëdhënësit kanë hedhur poshtë kërkesat, duke i quajtur të ekzagjeruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›