E Diel, 1 Nëntor 2026

Manastir, festohet 103 vjetori i Kongresit të Alfabetit

Manastir- Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m’shungullon,

Përmbi erë, qi nep zymbli,

pa ‘da zemrën ma ngushëllon.

Gegë e toskë, malësi, jallia,

jan nji komb, m’u ‘da s’duron,

fundë e majë nji âsht’ Shqipnia,

e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Me këto vargje nderoi shkrimtari Ndre Mjeda kongresin e Manastirit në atë kohë. Alfabeti shqip sot përkujton 103 vjetorin e tij. Në Manastir, vendi dhe ku u mbajt kongresi për krijimin e alfabetit të përbashkët shqiptar, duket se nuk është organizuar asnjë ceremoni zyrtare për këtë ditë.

Një nga eventet më mbresëlënëse për këtë ditë ishte Marshi drejt Manastirit, gjatë së cilit grupime të rinjsh shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe trevat e tjera shqipfolëse marshuan sëbashku nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana drejt Manastirit.

Së paku këtë ditë ti nderojmë dhe ti gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do ti përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë. Para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faji ynë dhe politikanëve shqiptarë, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse- shprehen organizatorët e marshimit.

Kongresin i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit u mbajt më 14 nëntor-2 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e Gjuhës Shqipe. Gjatë zhvillimit të letrave shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipëris,ë si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, greqi, Amerikë, Itali, Egjipt, Turqi etj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Çlirimi i Elbasanit, festohet 67 vjetori
  2. 100-vjetori i Migjenit. Vargjet e Poetit të Mjerimit në Teatër Kombëtar
  3. 80-vjetori i Dritëro Agollit. Shkrimtari: Kujtimet do ti botoj pas nje periudhe kohe, jo tani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›