Video Meta-Prifti, 3 ekspertët i përgjigjen akuzës
TIRANE-Tre ekspertët e video-përgjimit Meta – Prifti, pritet t’i japin sot përgjigje 27 pyetjeve të prokurorisë si edhe 7 pyetjeve të avokatëve të Ilir Metës.
Dhënia e përgjigjeve pritet t’i japë fund ekspertizës së video-përgjimit dhe më pas do të vijojë me dëshmitë ku kryesorja do të jetë ajo e ish-Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi 10 pyetjet e prokurorisë një seancë më parë, pasi sipas avokateve ato ishin sugjestionuese. Në këtë seancë organi akuzës u ka drejtuar tre ekspertëve shqiptarë që rrëzuan ekspertizën amerikane për video-përgjimin Meta- Prifti 37 pyetje teknike, se si e kishin realizuar ata ekspertizën.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.
(d.b/BalkanWeb)