E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD largon nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit

TIRANE - Këshili i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura ku vendosi që kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Metush Saraci, të largohet nga detyra.

Ndërkohë KLD-ja komandoi përkohësisht Alaudin Malajn, në krye të Gjykatës së Apelit, për një afat 3 mujor.

Mbledhja e KLD-së u drejtua nga kryetari i Këshillit, Presidenti Bamir Topi, ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me motivin e largimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Apelit për Tiranën.

Po në këtë mbledhje është vendosur që të aplikohet një sistem vlerësimi për kandidatët për kryetar të gjykatave në të gjithë vendin si dhe një inspektim urgjent për këto kandidatura.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›