E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla torturuse, tekstet e 9-vjeçares më të ngarkuar se në shkollat e BE

Tiranë- Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për të kryer një reformim të thellë në kurrikulën e shkollave 9 vjeçare. Dukë bërë një shqyrtim të kurrikulës aktuale rezultoi se ka mangësi të cilat dëmtojnë nxënësit, përsa i përket procesit të të mesuarit.

Një pjesë e kurrikulës që kerkon reformim është edhe sasia e orëve që bëjnë nxënësit shqiptar të sistemit 9 vjeçar. Nxënësit e shkollave nëntëvjeçare bëjnë 600 orë mësimi në vit, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së për të njëjtin nivel arsimor është 750. Pra rreth 150 orë në vit më pak,ose 20 ditë më pak shkollë se bashkëmoshatarët e BE-së.

Sipas rezultatëve të analizës u vërtetua se librat kanë aq ngarkesë saqë mesuesit detyrohen të flasin gjithë kohen ndërkohë që nxënësve i mungon vëmendja e duhur. Madje ekspertët e huaj që janë marrë me shqyrtimin e kurrikulave të sistemin 9 vjeçar dolën në përfundimin se tekstet shqiptare janë të lodhshme dhe aspak tërheqëse për nxënësit e sistemit 9 vjeçar.

Nga analiza që është bërë, ka rezultuar se në programet mësimore nuk ka elemente të të mësuarit të diferencuar. Tekstet në shumicën e rasteve janë të vështira dhe të ngarkuara me një numër të madh konceptesh. Atyre u mungon orientimi i nevojshëm për të zhvilluar aftësi të të menduarit kritik dhe krijues, aftësi të punës në grup dhe punës me projekte. Për këtë arsye, bazuar edhe mbi urdhrin e lëshuar nga ministri i Arsimit, janë ngritur grupet e punës- shpjegon Tidita Abdurrahmani, drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arsimit.

Sipas ekspertëve pranë ministrisë mendohet se tek përmbajtja, do të ketë  një shkrirje të modelit të përqendruar tek lënda në modelin e përqendruar tek nxënësi. Madje krahas lëndëve të detyrueshme, kurrikula e re do të përmbajë edhe lëndë me zgjedhje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ministri Tafaj e pranon: Shkollat janë të mbingarkuara
  2. Vendosen masat e sigurisë për nxënësit në 10 shkolla
  3. Kosove, kerkohet ferexheja ne shkolla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›