Manastir, themelohet Muzeu i Alfabetit të Gjuhes Shqipe
Siç njofton televizioni Alsat-M, Sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me lëvizjen qytetare "Zgjohu" dhe Shoqatën e historianëve shqiptarë në Maqedoni, do të organizojnë një tribune shkencore.
Manifestime për nder të kësaj dite do të mbahen edhe në Manastir. Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi për Alsatin-M tha se promovimi i muzeut nuk është bërë deri tani për shkak të çështjeve pronësore-juridike.
"Në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë edhe mjete financiare për punësimin e katër punonjësve, të cilët së bashku me drejtorin do të jenë të punësuar në Muzeun e Alfabetit në Manastir", deklaroi zëvendëskryeministri Ademi. /mia/