E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manastiri i Ardenices hap dyert ne diten e turizmit

Ministri Xhaferaj ka zgjedhur Manastirin e Ardenices dhe Parkun e Llogorase per te promovuar ruajtjen e biodiversitetit ne turizem. Tranzicioni dhe veprimet e kunderligjshme jane cilesuar nga Xhaferaj si faktoret kryesore qe rrezikojne turizmin

Dita boterore e turizmit ka hapur dyert e Manastirit te Ardenices. Nga shumekush cilesohet i panjohur dhe hermetik. Ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj dhe nje grup perfaqesuesish te Drejtorise se Turizmit kane ndaluar se pari ne kete monument kulture me qellim promovimin e turizmit dhe biodiversitetit. Destinacioni i dyte ka qene Parku Kombetar i Llogorase. Ne fakt Turizmi dhe biodiversiteti eshte tema e propozuar dhe e trajtuar dje nga Organizata Boterore e Turizmit. Mesazhi i sekretarit te pergjithshem te OBT-se z. Taleb Rifai ishte nje thirrje ndaj institucioneve dhe komunitetit per sfiden e ruajtjes se biodiversitetit. Atmosfera brenda ambienteve te Manastirit te Ardenices ka zgjatur rreth nje ore perfshire kishen dhe objektet e tjera te vizitueshme te cilat shume pak njihen nga publiku dhe turistet per shkak te bllokimit dhe moslejimit te vizitoreve brenda manastirit. Ky manastir nuk eshte ne varesi te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve por prone e Kishes Ortodokse Autoqefale. Marredhenia me MTKRS-ne kushtezohet vec ne miratimin qe ky institucion duhet te jape per restaurimin e ketij monumenti kulture pa mundur te praktikoje ne te politika turistike. Gjate fjales se tij ministri Xhaferaj tha se Shqiperia dhe qeveria i bashkohen listes se gjate te shteteve qe kujtojne kete dite te turizmit ndersa shtoi se qeveria shqiptare ka vendosur qe prioritet i saj te jete turizmi qe zbaton ligjshmerine per ruajtjen e vlerave dhe biodiversitetit. Ne kemi zgjedhur sot ne diten boterore te turizmit dy destinacione turistike Manastirin e Ardenices dhe Parkun e Llogorase. Keto dy destinacione turistike ekspozojne shume fuqishem lidhjen dhe perafersite si dhe kontaktin intensiv qe ka midis biodiversitetit dhe turizmit ka thene ministri Ferdinand Xhaferaj. E ndersa eshte pranuar rreziku qe i kanoset ketij lloj turizmi ministri ka ndaluar te rreshtoje edhe faktoret qe cojne ne nje marredhenie te tille. Nese do te hedhim nje veshtrim pas duket qarte se nga njera ane qendrojne presionet demografike dhe nga ana tjeter tranzicioni i veshtire qe kemi lene pas. Te dyja kane pasur ndikimin e tyre ne demtimin e biodiversitetit. Kur themi tranzicion i veshtire kam parasysh veprimet e shpeshta te individit ne kundershtim me ligjin per te demtuar biodiversitetin. Qeveria shqiptare e ka shpallur turizmin prioritet ka thene Xhaferaj. Ministri i eshte referuar ketu larmishmerise qe nje turist mund te gjeje ne vendin tone. Ardenica nuk eshte vetem nje manastir por nje monument kulture i vendosur ne nje pozite te pershtatshme gjeografike dhe panoramike.

Llogoraja sipas Xhaferajt eshte shprehje e asaj se cfare eshte bere realisht per te mbrojtur kete lloj turizmi ne vendin tone.

Apolonia

Duke qene se Parku Kombetar i Apolonise eshte nje tjeter destinacion turistik qe ofron pervec deshmise materiale edhe nje peizazh te bukur ministri Xhaferaj eshte ndalur te flase edhe per te. Muzeu Arkeologjik i Apolonise do te jete gati brenda muajit dhjetor te ketij viti. Eumlshte nje premtim shume i qarte nga ana ime qe ne muajin dhjetor ne do te shihemi perseri per te peruruar muzeun e Apolonise. Ministria jone ne bashkepunim me UNESCO-n ka gjetur mundesine e financimeve qe per here te pare pas njezet viteve te krijohet mundesia e rihapjes se Muzeut te Apolonise ka thene ministri Xhaferaj. Deklarata e ministrit vjen pas demtimit qe ka pesuar ky muze per shkak te shkarjeve te tokes ku ai eshte ndertuar. Ministri gjithashtu deklaroi se projekti eshte bere gati nga ana e Drejtorise se Turizmit ne kete ministri dhe do te nise nga zbatimi vetem pak dite me vone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›