E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manastirliu: Mësuese Ilda Alushaj, prej 42 vitesh i shërben arsimit me profesionalizëm

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Mësuese Ilda Alushaj nga shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë ka 42 vite që i shërben arsimit me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale shembullin e mësuese Alushaj, e cila pas pak ditësh del në pension.

“Mësuese Ilda pas pak ditësh del në pension, pas më shumë se 4 dekadave që ka ndikuar në formimin e nxënësve, duke i ndihmuar ata të arrijnë rezultate të shkëlqyera në testime dhe duke kontribuar si autore dhe bashkautore në librat për mësuesin në lëndët si Gjuhë Shqipe, Histori, dhe Edukimi për Shoqërinë”, tha Manastirliu.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›