Dinamo paguan Blankon gati edhe shkarkimi
Lajmi behet i ditur nga burime prane bluve te kryeqytetit. Tekniku eshte takuar dje me drejtuesit e klubit ku ka diskutuar mbi te ardhmen e tij. Keta te fundit i kane dhene Blankos rrogat e prapambetura mesohet se argjentinasi nuk ishte paguar fare nga Dinamo qe prej fillimit te sezonit por duke lene pezull rikthimin e tij ne Shqiperi pas festave te fundvitit. Zyrtarisht nuk flitet per nje largim nga pankina dinamovite por fakti se presidenti Besnik Sulaj ka bere te gjitha likuidimet me trajnerin dhe nuk ka konfirmuar nje rikthim te tij per vitin e ri te ben te mendosh se palet e kane zgjidhur me marreveshje kontraten qe lidhte trajneri me blute. Nderkaq divorci zyrtar pritet te konfirmohet menjehere sapo argjentinasi te largohet nga Shqiperia duke e zevendesuar ate me nje trajner te ri. Emri me i perfolur eshte ai i Ilir Dajes aktualisht drejtues ne stafin teknik te bluve por nuk perjashtohen edhe surpriza kryesisht teknike te huaj nga Ballkani. Me largimin e Blankos pritet te kete edhe nje eksod tjeter nga Dinamo i cili lidhet me lojtaret argjentinas qe militojne te blute. Keshtu me gjasa do te largohet mesfushori Esteban Garsia dhe sulmuesi Nestor Martinena ndersa nuk dihet ende e ardhmja e mbrojtesit Lukas Malakarne nje nga te paktet lojtare te huaj rezultative te Dinamos se ketij sezoni. Bashke me trajnerin do te largohet edhe ndihmesi i tij pergatitesi atletik Marko Konen. Nen drejtimin e Blankos kete sezon Dinamo ka shenuar 12 fitore 7 ne kampionat 4 ne kupe dhe 1 ne Ligen e Kampioneve 4 barazime te gjitha ne kampionat dhe 7 humbje 5 ne kampionat 1 ne Ligen e Kampioneve dhe 1 ne finalen e Superkupes me Besen.
Elis Bakaj
Elis Bakaj eshte shpallur per te dytin vit radhazi Lojtari me i mire i vitit ne Kampionatin shqiptar te futbollit. Futbollisti e ka marre dje cmimin gjate mbremjes se organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit per festen e fundvitit. Ne te merrnin pjese drejtuesit e FSHF-se trajnere drejtues klubesh ish-futbolliste gazetare dhe lojtare aktuale te ekipit tone perfaqesues.
Bakaj eshte perzgjedhur pas nje votimi te
bere nga gazetaret e mediave sportive dhe specialiste e analiste te futbollit ne vend.
LEONARD KARAJ