Andi Lila Muzaka eja te Tirana
Andi Lila ndihet mire te Tirana. Ai e shikon kete ekip si kampion te ketij sezoni. Lojtari analizon paraqitjen e skuadres dhe shpreh edhe deshirat per merkaton e janarit. Sipas kapitenit te bardhebluve skuadra eshte demtuar shume si pasoje e gjykimeve jo korrekte. Mbrojtesi i kuqezinjve kerkon dy blerje cilesore. Ai ka nje mesazh per shokun e tij te kombetares Gjergji Muzaka qe ka qene pjese e bardhebluve. Do te doja qe Muzaka te kthehej te Tirana pasi lojtare te kalibrit te tij i duhen kesaj skuadre. Mendoj se me ardhjen e tij skuadra do te forcohet shume. Kam lexuar se ai mund te jete serish pjese e ekipit tone. Pervec tij na duhet nje tjeter blerje cilesore. Megjithate blerja e pare e janarit eshte rikthimi i Dabulles. Pastaj kur te vije edhe Devi Muka atehere do jemi te pathyeshem ka thene fillimisht Lila. Me tej mbrojtesi bardheblu dhe i Kombetares ka pohuar se eshte i kenaqur me performancen e tij dhe se deshiron te qendroje te Tirana edhe per te fituar nje bast me presidentin Refik Halili. Deri tani kam shenuar 4 gola 3 ne kampionat dhe 1 ne kupen UEFA. Kam nje bast me presidentin Halili. Duhet qe te shenoj 10 gola deri ne perfundim te ketij viti. Por me pozicionin qe une kam ne fillim mendoj qe te fitoje skuadra. Me pas jane golat e mi. Une do bej maksimumin qe ta fitoj bastin. Dhe nese ia arrij fitoj 15 mije euro kjo ne baze te kontrates se firmosur. Nese une nuk i bej kete vit ska problem se do ia dal vitin tjeter. Persa i perket merkatos di te them se asnjehere nuk dihet. Por nga Tirana nuk largohem kurre per nje ekip tjeter ketu ne Shqiperi. Me duket sikur kam lindur per te luajtur me kete skuader. Kam pasur oferta super te mira dhe prape une mendohem 100 here. Per mua Tirana eshte nje familje e madhe dhe une e ndiej veten nje pjesetar te saj.