E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri “blindon” italianin Makeda

Sulmuesi i ri italian u shpreh i lumtur pas rinovimit me kampionët e Anglisë. “Ndjehem i lumtur që e lidh të ardhmen time me Mançester Junaited. Me kalimin e kohës shpresoj të kontribuoj më shumë tek kjo skuadër”, deklaroi ish-futbollisti i Lacios.

Pas rinovimit të Makedas, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i teknikut Ser Aleks Ferguson. “Jemi të gjithë të kënaqur me këtë marrëveshje, pasi e njohim mjaft mirë talentin e këtij futbollisti. Shpresojmë që Makeda të vazhdojë në nivele të tilla edhe në vitet e ardhshme, duke u bërë kështu një tjetër futbollist i nivelit të lartë”, theksoi Ferguson.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›