E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri “shfryn” ndaj Portsmuthit, pret Arsenal-Çelsi

Sulmuesi i kombëtares angleze zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të nga pika e penalltisë. Shtatë minuta më pas, është Boateng që barazon shifrat, duke e mbyllur 45 minutëshin e parë në barazpeshë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Uejn Runi merr për “dore” skuadrën, duke shënuar edhe dy herë të tjera në minutat 48’ dhe 54’ (përsëri me penallti), para se Rajan Gigs të shënonte golin e katërt për skuadrën e Fergusonit. Me këtë fitore Mançesteri e ngushton në dy pikë nga kryesuesit e Çelsit, që do të luajnë sot në “Emirates Stadium” ndaj Arsenalit të vendit të tretë.

Përveç derbit të Londrës, sot do të luhet edhe sfida midis Evertonit dhe Liverpulit. Ndërkohë që në tkimet e tjera të luajtura dje, Aston Vila dhe Totenhemi u ndanë në barazim 1-1, ashtu si Mançester Siti përballë Hull Sitit në shtëpi. Në barazim u ndanë edhe Fulhami me Boltonin (1-1) dhe Blëkbërni me Stoke Sitin (0-0).

Uest Hemi mposhti 5-3 në shtëpi Bërnlin, kurse Sandërlendi i Lorik Canës pësoi humbjen e radhës në transfertë, kësaj here në fushën e Uiganit 1-0, duke treguar edhe një herë se jashtë “Stadiumit të dritave” ka shumë vështirësi për të marrë rezultate pozitive.

Premier Liga, java e 14-të:

Dje
Blackburn R. 0 - 0 Stoke C.
Fulham 1 - 1 Bolton
Manchester C. 1 - 1 Hull C.
Portsmouth 1 - 4 Manchester U.
West Ham U. 5 - 3 Burnley
Wigan Athletic 1 - 0 Sunderland
Aston Villa 1 - 1 Tottenham H.

Sot
Wolverhampton - Birmingham C.
Everton - Liverpool
Arsenal - Chelsea

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›