E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri shkatërron Uest Hemin, kërcënon Çelsin...

Serinë e golave e hapi Pol Skols në minutën e fundit të pjesës së parë, gol që u pasua nga i riu Gibson në minutën e 61-të. Vetëm dhjetë minuta më pas është Antonio Valencia që trefishon.

Ende pa filluar mirë loja, Uejn Runi realizon golin e katërt, duke bërë që ky takim të mos ketë më histori. Fitore tepër e lehtë për “Djajtë e kuq” përballë një Uest Hemi që vazhdon të jetë në krizë.

Duke përfituar edhe nga “dhurata” e Mançester Sitit (mundi Çelsin), tashmë skuadra e Aleks Fergusonit e sheh veten vetëm dy pikë prapa londinezëve, në një luftë të drejtpërdrejtë për titullin kampion. Të shohim kush do të gabojë më pak...

Ndërkohë që në ndeshjet e tjera, ajo që bie në sy është fitorja e Arsenalit 2-0 në “Emirates Stadium” përballë Stoke Sitit dhe barazimi pa gola midis Blekbërnit dhe Liverpulit.

Uest Hem 0 – 4 Mançester Utd., (Skols 45’, Gibson 61’, Valencia 71’ Runi 72’)

Uest Hem (4-4-2): Green (Kurucz 72’); Spector, Tomkins, Gabbidon, Ilunga; Collison, Kovac (Dyer 66’), Parker, Stanislas; Franco, Hines (Diamanti 45’). Trajner: Zola

Mançester Utd. (4-4-2): Kuszczak; Fletcher, Neville (Carrick 33’), Brown, Evra; Gibson (Berbatov 67’), Anderson, Valencia, Scholes; Giggs, Rooney (Ouen 72’). Trajner: Ferguson

Gjyqtar: P. Uolton

Kartonë të verdhë: Scholes    

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›