Wenger: Anglia mund ta fitojë Botërorin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Anglia ka rastin më të mirë për ta fituar Kampionatin Botëror 2010, që zhvillohet verën që vjen në Afrikën e Jugut. "Po, Anglia ka një shans të mirë mirëpo unë nuk dëshiroj të jepem pas euforisë, e cila është duke u ndërtuar këtu tani për tani".
"Çështja është se secilën herë që themi se Anglia do të ketë sukses, dhe nuk ka, skuadra 'goditet' rëndë". "Prandaj po e them që Anglia të shkojë atje me më pak pritje.
Por unë nuk shoh ndonjë arsye të dukshme pse nuk mund të fitojë- por ende do t'i duhet fati dhe gjithçka duhet të jetë në vend gjatë katër javëve (të Kampionatit Botëror)", është shprehur Wenger për The Daily Star Sunday