E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Roma triumfon në derbin e kryeqytetit

Golin e super përballjes e shënoi Kaseti në minutën e 78-të, rrjetë që vjen pas më shumë se dy vjetësh për këtë futbollist. Ndeshja i përfshinte të gjitha, edhe tensionin. Në minutën e 40-të gjyqtari Rizoli e ndërpreu sfidën për më shumë se shtatë minuta për shkak të hedhjes së lëndëve shpërthyese nga tifozët.

Megjithë rastet e krijuara në pjesën e parë, skuadrat nuk arritën dot të zhbllokoheshin, falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të dy portierëve respektivë, Hulio Serxho dhe Muslera. Në minutën e 78-të Kaseti i futur në fushë si zëvendësues arrin të finalizojë me sukses një super aksion të Romës.

Kjo fitore rikonfirmon edhe një herë momentin e mirë që po kalon Roma që pas ardhjes së Ranierit, ku në pesë ndeshjet e fundit ka fituar katër dhe barazuar vetëm një, dhe atë kundër Interit. Më këtë trepikësh ata i bashkëngjiten Fiorentinës, Xhenoas dhe Sampdorias në kuotën e 24 pikëve, skuadra që luftojnë për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Ndërkohë që Lacio renditet e 16-ta me 13 pikë.

Roma-Lazio 1-0

Roma( 4-2-3-1): Julio Sergio 7; Burdisso 5,5, Mexes 6,5 (44' pI Cassetti 7), Juan 6, Riise 6; De Rossi 5,5, Pizarro 5; Perrotta 6, Menez 5,5 (1' pII Brighi 6), Vucinic 6 (45' pII Taddei sv); Totti 5,5.
Trajner: Ranieri

Lazio (5-3-1-1): Muslera 7; Radu 5,5, Diakitè 5, Stendardo 6, Lichtsteiner 5,5, Kolarov 6; Brocchi 5,5, Baronio 6 (44' Dabo sv), Mauri 6 (37' PII Rocchi sv); Matuzalem 5,5 (1' pII Foggia 6 ); Zarate 5,5.
Trajner: Ballardini.

Gjyqtar: Rizzoli
Shënues: 34' pII Cassetti
Të verdhë: Menez (R), Stendardo (L), Mexes (R), Baronio (L), Pizzarro (R)
Të kuq: Pizzarro (R)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›