Seria A, java e 15-të
Fiorentina ka mposhtur pa problem 2-0 Atalantën në “Artemio Franki”, duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve. Vargas në minutën e 26-të dhe Xhilardino në minutën e fundit të kohës së rregullt ishin autorët e golave që sollën këtë fitore me vlera për skuadrën e Çezare Prandelit.
Napoli arriti të marrë një tripikësh me shumë vuajtje në shtëpi përballë Barit. Sfidë interesante ajo e luajtur në “San Paolo”, që në fund u ka buzëqeshur vendasve, të cilët triumfuan me rezultatin 3-2, pas përmbysjeve dhe kundërpërmbysjeve të njëpasnjëshme.
Fitore të rëndësishme arriti të marrë edhe Palermo ndaj Kaljarit. 2-1 përfundoi takimi në “Renzo Barbera”, me gola të Budan në minutën e 55-të dhe Kjaer dhjetë minuta më pas, të cilët e bënë të pavlefshëm golin e Matrit, që u dha epërsinë e përkohshme Kaljarit në minutën e 24-t.
Fitore vendase edhe për Bolonjën dhe Sienën, përkatësisht ndaj Udinezes 2-1 dhe Katanias 3-2. Ndërkohë që ekipi i vetëm udhëtues që siguroi tri pikë sot ishte Kievo, që mposhti 2-0 Livornon në “Armando Piki”.
Xhenova barazoi 2-2 në sfidën e drejtpërdrejtë në shtëpi përballë Parmës, që vjon paraqitjet e mira në këtë kampionat. Nga një pikë për secilën skuadër, që lë më të kënaqur miqtë, ndërkohë që Xhenova ngjitet në kuotën e 24 pikëve, aq sa ka edhe Sampdoria.
Seria A, java e 15-të:
Dje
Milan 3 – 0 Sampdoria
Juventus 2 – 1 Inter
Sot
Bologna 2 - 1 Udinese
Fiorentina 2 - 0 Atalanta
Genoa 2 - 2 Parma
Livorno 0 - 2 Chievo
Napoli 3 - 2 Bari
Palermo 2 - 1 Cagliari
Siena 3 - 2 Catania
Roma – Lazio (ora 20:45)