E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari në fushë, me pistoletë në dorë

E pabesueshmja ndodh në Rumani. Gjatë një ndeshjeje derbi të kategorisë së katërt mes Popesti Stefan e Unirea Dragalina, gjyqtari ka quajtur të rregullt një gol të miqve në pozicion jashtë loje, duke bërë të shpërthejë irritimi i tifozëve. Por të gjithë janë befasuar, kur gjyqtari ka nxjerrë një pistoletë për të larguar turmën. Sipas gazetave rumune, "dukej si një skenë e filmave uestern të shikoje gjyqtarin me pistoletë në dorë në vend të kartonëve, që trembte tifozët". Sa për kronikë, ndeshja u fitua nga miqtë 2-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›