E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti nuk arrin të kualifikohet

Mançester - Mançester Siti i jep fund aventurës në Kupën Uefa, megjithëse arriti të fitonte mbrëmë 2-1 përballë Hamburgut në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. Gjermanët kalojnë më tej, pasi arritën të fitonin takimin e parë në fushën e tyre me rezultatin 3-1.

Hamburgu kaloi i pari në avantazh në minutën e 12-të me anë të të përhershmit Guerrerro. Elano do të barazonte shifrat pesë minuta më vonë me anë të një penalltie.

Në pjesën e dytë Caicedo kalon vendasit e Mançesterit në avantazh në minutën e 50-të. Me gjithë rastet e krijuara në pjesën e mbetur të takimit, Mançesteri nuk arriti dot të shënonte edhe një gol tjetër, i cili të paktën do t’i jepte mundësinë për të shkuar në kohën shtesë.

Hamburgu është skuadra e dytë gjermane që kalon në gjysmëfinale pas Verder Bremenit, i cili u kualifikua përballë Udinezes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›