E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris S.G. kapet mat nga Dinamo e Kievit

Kiev - Paris S.G. u gjend i papërgatitur në Kiev, duke u mundur me rezultatin e thellë 3-0 nga vendasit e Dinamos. Falë edhe barazimit 0-0 të arritur në ndeshjen e parë në Paris, skuadra ukrainase e sheh veten në gjysmëfinalet e Kupës Uefa.

Dinamo arrin të shënojë që në minutën e 3-të të takimit me anë të Bangouras. Për golin e dytë mendon vetë futbollisti i Parisit, Landreau, i cili shënon aksidentalisht në portën e vet.

Në pjesën e dytë të lojës Dinamo e Kievit arrin të shënojë edhe golin e tretë, i cili realizohet nga Vukojeviç në minutën e 61-të.

Dinamo është skuadra e dytë ukrainase, pas Shakhtarit, që kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës Uefa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›