Udineze humbet shansin në Kupën Uefa (video)
Udine - Udineze nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 3-3 në përballjen e mbrëmshme kundër Verder Bremenit për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës Uefa.
Më këtë barazim skuadra italiane i jep lamtumirën këtij kompeticioni, pasi ndeshja e parë në Verder përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.
Udineze kalon e para në avantazh me një super super gol të Inler në minutën e 15-të. Në minutën e 30-të Diego barazon rezultatin pas një gabimi të mbrojtjes vendase.
Kualjarela kalon sërish vendasit në avantazh në minutën e 30-të, duke e çuar rezultatin në 2-1. Tetë minuta më vonë është sërish Kualjarela që shënon, duke rihapur gjithçka për kalimin në turin tjetër.
Me rezultatin 3-1 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit. Gjithçka vihet në baraspeshë, pasi edhe ndeshja e parë përfundoi 3-1 në favor të Verderit.
Në pjesën e dytë është sërish Diego që shënon për gjermanët pas një rrëmuje në zonë. Në minutën e 73-të Diego humbet një penallti, e cila pritet nga portieri Handanoviç. Atë që nuk e bërë Diego e bën Picarro pas goditjes nga këndi, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-3.
Kështu, skuadra e Verder Bremenit do të ketë mundësinë për të vazhduar më tej në evenimentin e dytë për nga rëndësia në Evropë.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video gjashtë golat e këtij takimi.