Marseja pëson humbjen e dytë nga Shakhtari (video)
Marsejë - Marseja e Lorik Canës i jep fund aventurës në kupat e evropës këtë sezon, pasi është mundur edhe në fushën e vet 1-2 nga Shakhtari i Donetskut. Ukrainasit patën arritur të fitonin edhe në ndeshjen e parë në fushën e tyre, me rezultatin 2-0.
Shaktari kalon i pari në avantazh në minutën e 30-të me anë të Fernandinjos. Arfa barazon për Marsejën në minutën e 42-të. Me barazimin 1-1 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.
Në pjesën e dytë, me gjithë rastet e krijuar, skuadrat nuk po arrinin të gjenin golin. Kur pritej të shënonte Marseja, është Adriano që kalon sërish në avantazh miqtë e Shakhtarit.
Ukraina përfaqësohet me dy skuadra në gjysmëfinalet e Kupës Uefa, me Shakhtarin dhe Dinamon e Kievit. Dy gjysmëfinalistët e tjera janë gjermanët e Verderit dhe Hamburgut.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e takimit.