Spaleti kandidat për të marrë drejtimin e Juves
Torino - Ardhja e brazilianit Diego tek skuadra e Juventusit është çështje thuajse e përfunduar, dhe tani drejtuesit e “Zonjë së Vjetër” janë duke menduar për revolucionin e vërtetë. Deklarata e Koboli Xhilit, se, “nuk kam thënë asnjëherë që Ranieri do të qëndrojë”, e përforcon më shumë idenë e largimit të teknikut.
Sipas publikimeve të fundit nga mediat italiane, më i favorizuari për të marrë drejtimin e Juventusit është Luçiano Spaleti, i cili pritet t’i japë lamtumirën Romës në fund të këtij sezoni.
Ndërkohë, ngrihen hipoteza edhe për Konten dhe Gasperinin.