E Diel, 1 Nëntor 2026

Peisazhi ne burg. Ekspozite me 16 punime vaji

Shpesh jemi mesuar te shohim nje ekspozite pikture ne salla dhe galeri te ndryshme, por ndodh që edhe ne ambientet e paraburgimit të hapet një ekspozitë. Nje nisme e tille eshte realizuar per here te pare ne institucionet e riedukimit nga piktori durrsak Besnik Biduli i cili shprehet se ka qene nje rastesi e çuditshme ideja e ekspozimit te puneve te tij për të paraburgosurit.

“Hera e parë që po hyj në këto ambjente. Më vjen mirë që u angazhua i gjithë personeli për të bërë ekspozitën në këtë mjedis. Më duket fare normale, sikur jam në një galeri në qytet” tha Biduli.

Personat qe gjenden ne paraburgimin e Durresit ne pritje per tu njohur me denimin nga ana e gjykates, kane shfaqur interes per pikturat, nderkohe qe nuk kanë munguar edhe ata që kane kerkuar konsulencën e piktorit për të mësuar më shumë mbi këtë art.

“Ky është një institucioni riedukimi dhe vuajtjeve. Megjithatë këta janë njerëz të cilët e duan lirinë kanë qejf ta shijojnë atë dhe sot e panë të fshehur përmes pikturave të zotit Besnik Biduli që me pikturat e tij afroi jetën, lulet, detin, e cila u mungon këtyre të dënuarve” tha Avdullah Duka, Drejtor i IEVP (Institucioni edukimit te veprave penale).

Ekspozita e Bidulit perbehet nga 16 punime ne vaj, te cilat kane sjelle per lirine e cunguar te personave qe gjenden ne kete institucion natyren shqiptare nga Thethi e deri ne Voskopoje.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›