E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Sitit, miliona per Kaka dhe Terri

Pronari i Mancester Sitit, sheiku Mansur i ka premtuar trajnerit te skuadres se tij, Mark Hjuxh se deri ne fund te muajit janar kur te mbyllet merkatoja, ai do te hedhe nje thes me para, per te pasur ne skuader patjeter dy yje te futbollit boteror. Mediat angleze kane zbuluar se mes emrave qe ka piketuar klubi anglez per te veshur fanellen e Sitit jane, Kaka i Milanit dhe Terri i Celsit. Miliona paunde do te vershojne mbi kokat e lojtareve dhe te klubeve ku ata luajne, me qellim qe transferimi te jete sa me i lehte. Kaka te Milani eshte nje embleme, kurse Terri eshte lider te ekipi i Celsit, ndaj edhe do te jete e veshtire, qe ata te lihen te lire. Alternativa te merkatos se Mancester Sitit jane dy yje te tjere te futbollit boteror: Lionel Mesi, qe luan te Barcelona dhe te David Vijes se Valencias.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›