Totenhemi blen Defo nga Portsmuthi
Redknep deklaroi se 15.75 milione sterlina jane vene ne dispozicion te sulmuesit Defo, me qellim qe ky i fundit te veshe fanellen e ekipit te Totenhemit. Trajneri i Totenhemit, Herri Redknep ishte njeriu qe kembenguli deri ne arritjen perfundimtare te marreveshjes. 15. 75 milione euro, cmimi qe do te duhet te paguaje klubi londinez per te siguruar kartonin e lojtarit ne fjale, eshte me i larti per momentin ne Angli. Sulmuesi anglez kaloi nje vit me pare te ekipi i Portsmuthit, prej te cilit do te largohet menjehere, pas ofertes se Totenhemit. 26-vjecari nenshkroi nje kontrate, per pese vjet me Totenhemin. "Nje marreveshje eshte arritur dhe pritet qe lojtari t'i nenshtrohet kontrollit mjekesor," thuhej ne nje deklarate zyrtare, leshuar nga klubi i Totenhemit.