E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia prangos nje shqiptar te dyshuar per vrasje

Trento - Policia italiane e Trentos, arrestoi nje shqiptar, te akuzuar per vrasjen me thike te nje studenti. Trupi i pajete i 29-vjecarit Luixhi Del Perco, u gjet ne hyrje te bibliotekes komunale te Grinjos. Mediat e vendit fqinj, njoftojne se bazuar ne deshmite e mbledhura, agjentet u vune ne kerkim dhe ndaluan te riun Nebi Smoqi, 21 vjec, i cili jeton me familjen prej 10 vjetesh ne Itali. Shqiptari eshte vene nen akuze nga policia italiane, si autor i vrasjes se nje studenti i italian. 21-vjecari shqiptar eshte arrestuar duke u gdhire dita e djeshme, ne Trento te Italise, pasi akuzohet per vrasjen e nje studenti. Sipas te dhenave te policise, Nebi Smoqi eshte prangosur nga karabinieret, pak ore pas ngjarjes, qe kishte ndodhur ne nje biblioteke universitetit ne Trento. Deshmitaret kane thene se, shqiptari eshte pare te diskutoje ashper me viktimen, ne biblioteke. E pikerisht ne kete vend eshte gjetur dhe trupi i 29-vjecarit te ekzekutuar, me disa goditje thike ne trup.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›