Memelli, edhe “mbreti” i Kupës Ish-sulmuesi i Gais (Suedi) mban dhe një rekord origjinal në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë: pasi ka shënuar të pesë golat në fitoren 5-0 të Tiranës kundër Lushnjës në 1/8 e finaleve: 36’, 63’, 67’, 82’ (11-m

Migen Memelli jo vetëm është golashënuesi më i mirë i Tiranës në kampionat, 20 gola, por edhe në Kupën e Shqipërisë, ku ka realizuar 8 gola nga 14 gola që kanë shënuar në total bardheblutë në tetë ndeshjet e këtij edicioni.
Kështu, në total sulmuesi korçar - një prej blerjeve të bujshme të presidentit Refik Halili në merkaton verore – ka shënuar për fanellën rekordmenëve shqiptarë plot 28 gola.
Ish-sulmuesi i Bran Bergenit (Norvegji) dhe Gais (Suedi) mban dhe një rekord origjinal në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë: pasi ka shënuar të pesë golat në fitoren 5-0 të Tiranës kundër Lushnjës në 1/8 e finaleve: 36’, 63’, 67’, 82’ (11-m), 88’.
E Merkure, 06 Maj 2009