E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam nuk dëshiron të largohet nga Milani

MILANO – Mesfushori anglez është gjithnjë e më i dashuruar me futbollin italian dhe luan kartat e tij për të mos humbur terren tek Milani. Stafi i tij është në kërkim të një zgjidhjeje të kontratës me ekipin L.A. Galaxy

Në prag të sfidës së rëndësishme me juven të shtunën, drejtuesit e ekipit të Milanit kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Kush do vijë, kush do ikë, kush është nën mbikëqyrje, kush pëlqehet. Kohët e fundit, avokatët e Bekamit janë n kërkim të një zgjidhjeje: Bekam nuk dëshiron të shkojë tek Galaxy dhe do ta nisë sezonin kuqezi. Arsyeja e kësaj dëshire është e thjeshtë: Më 30 nëntor Bekam është i lirë të largohet nga Galaxy dhe të bashkohet me Milanin në merkaton e janarit të 2010. Por asi anglez preferon të mos humbasë ndeshjet e para të Kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

Këtë kampionat (më saktë nga janari i 2009) anglezi ka luajtur 15 herë si titullar (vetëm 2 herë nga stoli) e po ta krahasosh me Ronaldinjon (me Milanin qyshprej korrikut të 2008), braziliani ka luajtur vetëm 16 ndeshje si titullar. Një tregues mëse i qartë se anglezi ka hyrë në zemrën e Milanit duke u përshtatur më së miri.

Për avokatët e Bekam puna nuk është aspak e lehtë, pasi u duhet të bindin drejtuesit e Los Angeles Galaxy të zgjidhin kontratën, ndoshta edhe me një gjobë, si dhe të zgjidhin marrëveshjet e lojtarit me Major League Soccer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›