E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi-Barcelona, formacionet e mundshme

Sonte në darkë do të mësohet skuadra e dytë finaliste e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet në Romë më 27 maj. Pas fitores së thellë ndaj Arsenalit, Mançesteri dhe Kristiano Ronaldo presin të mësojnë finalistin tjetër që do dalë nga sfida në Londër ndërmjet Çelsit dhe Barcelonës.

Gjithçka do vazhdojë nga 0-0 e Kamp Nout. Pas katenaçios që tregoi në Barcelonë, Gus Hidink pritet të jetë më ofensiv sonte në mbrëmje. Për Çelsin mungesat janë paksa luksoze: Carvalho, Deco e Joe Cole.

Nga ana tjetër Guardiola përballet me urgjencë në mbrojtje: Milito e Marquez janë të dëmtuar, kapiteni Puyol i skualifikuar. Në dyshim është Henry, i gatshëm Keita me avancimin e Iniestës përkrah Eto'o e Messi.

FORMACIONET E MUNDSHME (ora 20.45)

Çelsi-Barcelona
ÇELSI (4-3-3): Cech; Bosingwa, Alex, Terry, A. Cole; Ballack (Mikel), Essien, Lampard; Anelka (Kalou), Drogba, Malouda. Tr. Hiddink.
BARÇA (4-3-3): Valdes; Alves, Abidal, Piqué, Caceres; Xavi, Touré, Keita (Henry); Messi, Eto'o, Iniesta. Tr. Guardiola.
Arbitër: Ovrebo (Norvegji).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›