E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester fiton me Shalken, drejt finales

Mançester Junajtid ka fituar sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Kampioneve me Shalken, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Uemblit. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Gigs në minutën e 67-të dhe Runi në të 69-n u lejojnë “djajëve” që të jetë më të qetë në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë që për t’u theksuar ishin pritjet e shumta nga ana e portierit të Shalkes, Nojer, padyshim lojtari më i mirë në fushën e lojës. Në çerekfinale Mançesteri eliminoi francezët e Marsejës, ndërsa Shalke mundi në të dyja takimet, Kampionin e Europës në fuqi, Interin (2-5; 2-1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›