E Diel, 1 Nëntor 2026

Moçka në spital, çudit policia: Ishte faji i tij

Shpëtim Moçka, portieri i Flamurtari

Shpëtim Moçka, portieri i Flamurtari që u dëmtua pas hedhjes së sendeve të forta në stadiumin e Laçit, ka përfunduar pa ndjenja në Spitalin e qytetit bregdetar të Vlorës. Sipas mjekut të ekipit, lojtari, pasi mori ndihmën e parë në Laç, u dërgua për në Spitalin Vlorës. “Ka një plagë në kokë me një hematomë. Hemoragjia është e pushuar, por i sëmuri nuk mban mend rrethanat e ngjarjes. Ka ende probleme, sepse ka një ulje të dëgjimit në veshin e djathtë”, thotë mjeku. Moçka është vizituar dje edhe nga presidenti i klubit, Shpëtim Gjika, i cili ka kërkuar hapjen e hetimeve në lidhje me incidentin. Edhe pse incidenti ishte i rëndë dhe i dënueshëm, shefi i komisariatit të Kurbinit nuk ka fajësuar tifozët e Laçit, por çuditërisht portierin e dëmtuar. Ai është përpjekur të minimizoje aktin e rëndë duke deklaruar se incidenti ishte i provokuar. Sipas numrit një të policisë në Laç, pas ndeshjes policia ka arritur të neutralizojë një konflikt që mund të kishte rezultuar sipas tij fatal, ndërsa deklaron se asnjë pjesëtar i ekipit të Vlorës, nuk ka bërë denoncim në lidhje me situatën. Autobusi i skuadrës se Flamurtarit u sulmua me gurë pas ndeshjes.

Sulmuesi serb, Gvozdenoviç: Loja duhej braktisur

Mbrojtësi Ivan Gvozdenoviç, gjatë një deklarate të dhënë për mediat, ka komentuar sfidën me korçarët. Sipas tij, loja duhej të ishte lënë përgjysmë. Një gjë e tillë u pa në dy momente: edhe pas dhënies së penalltisë, por edhe kur Ivani u ndëshkua me të kuq, mbrojtësi u kërkoi shokëve të ekipit të braktisej fusha. Mirëpo askush nuk ishte në një mendje me të, rrjedhimisht loja vazhdoi, ndonëse deri në fund u shoqërua me tension. “Po, është e vërtetë që pas golit, por edhe gjatë momentit kur u ndëshkova me të kuq, i kërkova skuadrës që të linte fushën, mirëpo nuk e di pse nuk e bënë. Nuk dua të flas për faktin se përse e bëra këtë kërkesë, pasi kanë mbetur edhe tri javë për t’u luajtur, si dhe finalja e kupës. Unë e respektoj shumë Tiranën, dhe nuk dua të hap probleme me atë që do të them. Kupa është mjaft e rëndësishme për ne dhe unë e dua këtë trofe. Mendoj se për këtë çështje duhet të flasin drejtuesit e klubit, dhe jo lojtarët”, – u shpreh serbi për atë çka ndodhi pas minutës së 54-t.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›