Paris SG ka shpenzuar 400 milione euro ne dy vite
Parisi është kthyer në parajsën financiare për të gjithë futbollistët.
Në pronësi të sheikut Al Khelaifi paratë nuk janë problem për klubin francez. Drejtori sportiv Leonado e ka shfrytëzuar më së miri këtë duke bindur disa nga lojtarët më të mëdhenj të botës për të luajtur me skuadrën pariziene.
Pas Ibrahimoviç, Tiago Silva dhe Laveci blerja që pret zyrtarizimin është vetëm ajo e Edison Kavanit.
Në total 400 milionë euro të zhpenzuara në vetëm dy vjet. Shumë, aq sa për të shqetësuar edhe gjigandët e futbollit europian si Mançester Junajtid, Bajern Mynih dhe Real Madrid.
Të mësuar me protagonizmin në merkato këto klube janë të shqetësuara nga rivaliteti I Paris Sent Zhërmen.
Për këtë arsye i janë drejtuar UEFA-s, duke kërkuar të ndërhyjë në lidhje me “Fair-Play” financiar.
Ky rregull nuk i lejon klubet të shpenzojnë më shumë se sa arkëtojnë gjatë një sezoni. Por ky nuk është një problem për Paris Sent Zhërmen, që merr çdo sezon 150 milionë euro si sponsorizim nga Katari.
Në reklamimin e bërë në selinë e UEFA-s, klubet europiane shprehen se Paris Sent Zhërmen po prish balancat e merkatos me shifrat marramendëse që iu ofron lojtarëve.